Rama: Asnjë i akuzuar nga drejtësia nuk do të ketë mbrojtje nga Partia Socialiste!

Kryeministri socialist Edi Rama deklaroi sot se të akuzuarit nga drejtësia nuk do të kenë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste. Kjo deklaratë vjen si reagim pas shoqërimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe urdhër arresteve për disa zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë në këtë qytet. “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre”, shkruan në një postim në Twitter, kreu i qeverisë. Zoti Rama thekson se Partia Socialiste u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve dhe se PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.” PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.”tha kryeministri.
Forcat Speciale RENEA dhe FNSH zbarkuan sot në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, të shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Nga operacioni anti-korrupsion në Lushnje u shoqërua kryebashkiaku Fatos Tushe, si dhe zyrtarët e bashkisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




