Rama : Basha-Berisha kufoma politike!

Kryeministri socialist Edi Rama reagoi sot ndaj akuzave që kreu i PD Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha formuluan ndaj tij në deklaratat rreth ngjarjeve të dhunshme në selinë e PD. Si zoti Basha dhe zoti Berisha akuzuan reciprokisht njëritjeterin si bashkëpunëtorë të kryeministrit Rama. Ata shkuan më tej duke e cilësuar kreun e qeverisë si organizator të ngjarjes së dhunshme në selinë e demokratëve. “Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!” shkruan zoti Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




