Rama-Bashës: Të gatshëm për bashkëpunim për reformat e rëndësishme!

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri socialist Edi Rama është shprehur sërish i gatshëm për bashkëpunim me opozitën. “Duan ndryshim të sistemit kushtetues, hajde ta diskutojmë, kjo kërkon dialog, gjithsesi disponimi ynë është i plotë dhe qoftë kryetari i grupit apo sekretari i përgjithshë nga ana tjetër janë në çdo moment të gatshëm që sido që ta zgjedhë PD-ja nëse do e zgjedhë një proces dialogu. Menjëherë të vihen në komunikim, nëse duan ta bëjnë në rrugën X apo Y, por koha është e ngushtë. Vitet ikin dhe për të gjithë ata që kanë qenë që në mandatimin e qeverisë së parë, duket sikur ajo ka qenë para 8 muajsh, na duhet të fokusohemi në punën tonë dhe realizimin e programit.”ftoi zoti Rama.

Ndërsa nuk la pa sqaruar edhe fjalimin nga kreu i PD-së se nëse nuk do të ketë konsensus për reformat e rëndësishme, atëhere ato do t’i realizojë me popullin. “Dëgjova nga kreu i PD-së se të gjitha ato synime që janë të parealizueshme pa bashkëpunimin me shumicën do ti ndjekim me popullin. Nuk kam asnjë problem të zbresin me popullin e të flasin për reformën zgjedhore apo atë territoriale, por në fund të ditës nëse duan të realizojnë këto synime duhet të flasin me ne dhe nuk duhet të bëjnë gabimin që kanë bërë historikisht që i kanë lënë gjithmonë gjërat në fund. Ne ju thonim vijimësisht hajde uluni për reformën zgjedhore, ata nuk vinin. Ne nuk mund të mohonim se ata ishin opozita e votuar ndaj dhe ju dhamë një karrige ekstra dhe atë nuk e përdorën”, sqaroi zoti Rama.

Nga Kuvendi kryeministri premtoi se programi i votuar sot do të jetë 100 përqind i realizuar sidomos sa i takon rindërtimit nga tërmeti dhe pandemisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka votoi rreth orës 06:40 qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme