Rama: Bashkia e re e Kurbinit, e rindërtuar mbi rrënojat e tërmetit

Sociale | 3 vite më parë

Qytetarët e bashkisë së Kurbinit do të kenë mundësi të marrin shërbime në bashkinë e rindërtuar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Bashkia e re e Kurbinit, e cila u rindërtua mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Krahas fotove, Rama shkruan se tashmë shërbimet ndaj qytetarëve do të kryhen në këtë Bashki të rindërtuar.

“E rindërtuar mbi rrënojat e tërmetit, kjo është Bashkia e re e Kurbinit që tashmë shërbimet ndaj qytetarëve do të kryhen këtu”, shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme