Rama: Çmimi i naftës nga data 16 mars deri në 21 mars do të jetë 203 lekë për litër

Ekonomi | 5 vite më parë

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë vendimin e Bordit Kombëtar të Transparencës, në të cilën bën të ditur se çmimi i naftës nga data 16 mars deri në 21 mars do të jetë 203 lekë për litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 16.3.2022

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë,  sot në datë 16 mars 2022, në mbledhjen e tij të radhës,  bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:

  1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë  për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër
  2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të  jetë 203 lekë/litri.
  3. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022,  të  jetë 206 lekë/litri.
  4. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022,  të jetë I pandryshueshëm 93  lekë/litri.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme