“Rama dha 1.5 milionë metra katrorë tokë në Durrës”, Berisha: Kërkon të fshehë fitimet në parajsa fiskale, super skandal

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në një deklaratë për media ka reaguar sërish për atë të cilën ai e konsideron si mega-afera e vjedhjes miliarda euro me portin e Durrësit. Berisha deklaron se kryeministri Rama është kapur në flagrancë me vjedhjen 420 milionë euro për djegësat, dhe vijon me dy mega-afera të mëdha, ajo e Butrintit dhe Portit të Durrësit. Sipas Berishës, janë falur 1.5 milion metra katrorë tokë në Durrës ndërsa thekson se po dhunohen ligjet ndërkombëtare
“Vetëm trualli në pozicion më të avancuat të qytetit të Durrësit kushton jo më pak se tre miliarderë euro me çmimin aktual. Nëse pronarët e truajve në Shqipëri japin truallin për zhvillim ndërtuesve sipas zonave me një përqindje nga 20% dhe në zonat më të mira 40 deri në 50%, Edi Rama iu len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit, shpërblim. Dhe merr vetë me kompaninë e Emaarit Rama 90% të vlerës. Ky është një super skandal, tejkalon çdo lloj imagjinate. Por a është vetëm kjo gjoba e shqiptareve që bën Edi Rama me këtë aferë. Jo është vetëm një pjesë e saj se gjoba më e rëndë është që i privon nga porti shekullor. Ai ka shpallur se do ndërtojë një port të ri që shkon afërsisht dy milionë euro. Pra shqiptarët duhet të paguajnë me taksat e tyre një port të ri dy milionë euro në Porto Romano, që Edi Rama me kompanitë off-shore të Emaarit apo StërEmaarit të përvetësojë 1.5 milionë metër katrorë të portit dhe 90% të sipërfaqes së ndërtimit. Dua t’i them Edi Ramës, aksionerëve të fshehtë të kësaj kompanie dhe përfituesve fundorë se ju që veproni kështu jeni mafiozë dhe nuk do të përfitoni pasurinë e shqiptarëve në Portin e Durrësit. Ai është porti i një vendi anëtarë të NATO-s dhe kandidat për në BE. Është i një rëndësie strategjike dhe ndryshimet e destinacionit të të cilit nuk mund të bëhen pa një mbështetje të NATO-s dhe një përjashtim të BE-së. Por Rama nuk njeh kufij, ai ëndërron vetëm një multimiliarder me pasuritë e shqiptarëve. Rama fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama. Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë. Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




