Rama dhe Meta shkëmbejnë deklarata të ashpra në distancë

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë shkëmbyer në deklarata të ashpra, të vendosura këto në konteksin e luftës politik për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 25 prill të vitit të ardhshëm.
Gjatë një emisioni televiziv mbrëmjen e së premtes zoti Meta lëshoi paralajmërime të forta kundër kryeministrit Edi Rama, madje duke përdorur edhe gjuhe ofenduese. “Mos guxo të provokosh trazira në Shqiperi me SOROS dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë! Çuni i Kristaqit ta dijë mirë!…Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët” tha ndër të tjera zoti Meta.”Edi Rama është kthyer në palë armiqësore ndaj popullit shqiptar. Roli im është t’i dal për zot Kushtetutës dhe pluralizmit politik” shtoi ai.
Në përgjigje të këtyre deklaratave kryeministri Edi Rama tha: “Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo” tha zoti Rama. “Çfarë borxhi i kanë shqiptarët? Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës?” pyeti ai ndërsa u përgjigj: “Kur t’i sjell qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në, do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë, por Monikën dhe Ilirin bashkë! Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm!” tha kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




