Rama: Do të krijojmë Komitet Teknik për çmimet bazë

Ekonomi | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e një Komiteti Teknik për çmimet bazë, ndërsa vendi po përballet me një rritje të madhe çmimesh.
Kjo do ndodhë për shkak që shpërndarësit të mos shkojnë në skajet e mbijetesës pasi kjo mund të sjellë edhe bllokimin e furnizimit tha zoti Rama jatë një konferencë me bizneset e vogla,.
“Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik” tha zoti Rama ndërsa kujtoi edhe ngritjen e bordit për të vendosur çmimin e naftës për shkak të krizës së ardhur nga lufta. 
Kryeministri tha se ky hap duhet të jetë i kujdesshëm pa çuar në bllokimin e situatës për shkak të ofertës dhe kërkesës që ndryshon vrullshëm.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme