Rama: Europa e do Ballkanin për çështje gjeopolitike, por gjatë pandemisë na detyroi të shohim drejt Kinës dhe Rusisë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin European Alpbach në Austri me temë “zgjimi gjeopolitik i BE-së”. Rama tha se nuk shikon që Europa të ndryshojë qëndrim ku përtej deklaratave dhe takime, në fakt BE e ka të vështirë të mbajë unitetin e saj.
Duke u ndalur te integrimi i Ballkanit Perëndimore, Rama tha se u pa se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbetur peng për një kohë të gjatë deri në hapjen e negociatave, apo se si Kosovës nuk i liberalizohen vizat.
“Lufta në Ukrainë po sfidon themelet e shoqërive Perëndimore dhe sa rezistent mund të jetë vetë perëndimi. T’i heqësh nga tryeza shampanjën dikujt që është mësuar ta ketë duket më e dhimbshme se t’i heqësh bukën dikujt që është mësuar të mos ha shumë. Pra çështja këtu ka të bëjë me rezistencës. Solidariteti i fortë i muajve të parë të luftës, duket se nuk është më aq entuziastë pasi jeta e përditshme nuk është e lehtë dhe kjo do të sfidojë vetë themelet e Europës, nuk e shoh Europën të ndryshojë në asnjë mënyrë, por është më së tepërmi një lloj inercie ku nga një anë janë rusët nga ana tjetër Ukraina dhe SHAB që po jep një mbështetje të madhe dhe Europa që po e mbështet, por ka nuk duket sikur janë të gjitha premisat për të qenë tejet optimist. Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndiheshim mirë, por po të hynim në disa detaj, do të kuptojmë se ajo që shohim në panoramën e përgjithshëm është reagues, por ndërkohë nuk është një veprim pro aktiv për të ndryshuar disa gjëra që ndryshojnë dhe thërrasin për drejtësi. Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha nga një regjim barbar. Nën regjimin barbar ata mund të lëviznin lirisht në Europë, me çlirimtarët ata janë peng, nuk mund të lëvizin lirisht. Çfarë është ky zgjim gjeopolitik ku ke Ballkanin në zemër të Europës dhe BE me një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshme,. Për të hyrë në Ballkanin Perëndimor duhet të hysh në BE fillimisht. Ndërkohë që ka pasur liberalizim të vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë dhe mbahen peng 2 mln njerëz të Kosovës”, tha Rama.
Rama ka pasur kritikat e tij lidhur me veprimet e BE, ku tha se gjatë pandemisë braktisi 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i detyroi ata të shohin drejt Kinës dhe Rusisë për të shpëtuar jetën e popujve të tyre. Për Ramën, Shqipëria mundi të sigurojë vaksinat gjatë pandemisë falë Turqisë dhe Presidentit Erdogan.
“Kemi një pandemi dhe gjithkush po kërkon vaksina dhe jemi në mes të Europës dhe ata mblidhe në Bruksel shpërndajnë vaksinat dhe nuk e vrasin mendjen për këto 6 vende. Ku ta gjemë ne pastaj? Atëherë do i drejtohemi Kinës dhe Rusisë. Kur është çështja për jetën është Kina, Rusia dhe Turqia ajo që të vjen në ndihmë. Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina. Si to e mbajë atëherë Europa unitetin e saj? “,tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



