Rama: Hiqet kontrolli fizik i makinës kur ndërron pronësia

DPSHTRR do të heqë përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook. Sipas zotit Rama nga ky vendim do të eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit, ndërsa qytetarëve do t’u kursehen 90 milionë lekë.
Postimi i plotë i kryeministrit
Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.
Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.
Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




