Rama: Inteligjenca Artificiale do të jetë kryefjala, ndryshim do ketë edhe e-Albania

Inteligjenca Artificiale duket se do të jetë e ardhmja e punës së qeverisë shqiptare, kështu deklaroi Rama në dalje e tij për mediat në ditën e dytë të mbledhjes së qeverisë në Tepelenë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjithashtu se mbledhja është e nevojshme për riorganizimin e procesit të qeverisjes ku do të ketë ndryshime të mëdha në reformën e Arsimit por edhe në atë të Prokurorimeve ndërsa shtoi se kryefjala ishte Inteligjenca Artificiale.
Kryeministri Rama tha se po punohet sesi do të adaptohet ky revolucion i teknologjisë në shërbime dhe politika sociale. Kryeministri Rama njoftoi një ndryshim te madh të portalit qeveritar, e-albania.
“Kemi nevojë të kuptojmë se çfarë sfidash të reja sjell ky ndryshim që po i ndodh vendit tonë. Si dhe të kuptojmë se sa shumë gjëra na duhet të vëmë në dispozicion për ta çuar Shqipërinë në 2030 në atë maj që e kemi përcaktuar si vizionin tonë. Shqipëria nuk duhet të konsiderojë avantazh krahun e lirë të punës, sepse s’është. Kemi folur për reformen në arsim. Për të thelluar një proces ku nuk duhet të jemi të papërgatitur përballë lëvizjeve të mëdha, rënies së lindshmërisë, ndryshimeve që ndodhin në teknologji etj. Ne u fokusuam te kodimi, tani me inteligjencën artificiale. Kemi një proces të integrimit evropian që të transportojmë 4000 e ca ligje, ndërkohë ne mund të bëjmë 60 në vit. Me Inteligjencën Artificiale mund ta bëjmë këtë me kosto të ulëta dhe shumë shpejt. Me inteligjencën artificiale do ta çojmë këtë proces në nivel tjetër. Do transformojmë edhe e-Albanian.” tha kryeministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



