Rama: Lajmi se do taksohet biznesi i vogël, i rremë! Për këtë kategori taksa zero deri në 2029

Politikë | 4 vite më parë

Një lajm që ka qarkulluar në media se qeveria do të taksojë biznesin e vogël është përgënjeshtruar nga kryeministri Edi Rama.

Duke i cilësuar lajme të tilla si “tutkunërira mediatike” në një postim në Twitter Rama shprehet se biznesi i vogël do të vijojë të jetë me taksë dhe TVSH zero deri në vitin 2029.

”Një lajm i rremë ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!” shkruan në reagim Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme