Rama: Largimi i Gjiknurit nuk lidhet me spekulimet për dosjen e inceneratorëve

Kryeministri Edi Rama, nga Tepelena komentoi edhe shkarkimin e të gjithë sekretariatit, përfshirë edhe Damian Gjiknurin.
Kreu i qeverisë theksoi se partia është në një proces reformimi dhe lëvizjet janë bërë për ta çuar punën në një nivel tjetër.
Rama theksoi se raporti i Partisë Socialiste me drejtësinë është i qartë, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Gjiknuri.
“Po të nisemi në vendimet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake në një proces analize hetimore, unë s’di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Po u them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariati nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin. E ka bërë punën mirë, derisa edhe rezultatet kanë folur mirë për PS. Të tjerët s’kanë parë kurrë nga vetja dhe prandaj janë aty ku janë. Raporti me drejtësinë është i qartë. Lëvizjet tek ne bëhen vetëm për arsye të nevojës për ta çuar punën në një nivel tjetër” tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



