“Rama lidhje me grupet kriminale, po deshifrohen bisedat”, Berisha: Pengon qëllimisht marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka deklaruar se Kryeministri Rama po pengon qëllimisht marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit pasi sipas tij, nuk do që t’i dalë emri në bisedat e bëra me grupet kriminale.
Berisha tha se këto telefonata po deshifrohen nga grupe të përbashkëta të disa vendeve europiane dhe sipas informacioneve të tij Rama është pjesë e këtyre bisedave.
“Përgjimet janë një realitet. Kam kërkuar ratifikimin të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin, që e ka bllokuar Rama në Ministrinë e Drejtësisë. Telefonatat me atë lloj aparati telefonik, të cilat Rama dhe të tjerë i dinin si të papërgjueshme, po deshifrohen me pasion nga grupe të përbashkëta të disa vendeve evropiane. Rama është aty 100% dhe prandaj po pengon marrëveshjen e ekstradimit. Se për këto apo të bandës së Elbasanit, ku Tao Sharra është personazh kryesor, dua t;iu informoj se të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut me kokë të Taulant Sharrës, janë hequr, çdo konfiskim është hequr. Është rikthyer shtëpia dhe çdo gjë tjetër. Burimet flasin për ndërhyrje direkte nga Tao Sharra në këto afera. Habitesh se Edi Rama është i regjistruar duke folur me grupe kriminale, është shaka, pa asnjë diskutim që është duke folur. Uroj të publikohen sa më shpejt. Janë reale këto. Ekspertët janë realë në fushën e energjisë, janë këshilltarë të mi, që më japin materiale, por ai që i lexoj jam unë dhe përgjegjësia është e imja”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



