Rama: Mbështesim Ukrainën deri në fund! BE, destinacioni ynë i vetëm

Nga Sllovenia ku mori pjesë në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit, kryeministri Edi Rama u ndal tek lufta në Ukrainë. Rama tha se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën deri në fund në luftën me Rusinë.
Kryeministri uroi që Europa të mos dorëzohet në përkrahjen ndaj Ukrainës pasi pjesa më e madhe e tyre nuk kanë parë luftë, ndryshe nga shqiptarët që e kanë parë gjatë jetës.
“Ky është një prej forumeve që nuk janë për organizatorët, por për të ftuarit. Nëse doni të flisni për lodhjen duhet të kishit ftuar vendet e tjera jo ne. Sa më i pasur është vendi aq më i lartë është rreziku për t’u lodhur. Në vend të Shqipërisë duhet të kishit ftuar Italinë. Sllovenia është organizatori. Nuk mendoj se rreziku i lodhjes është në Shqipëri. Ne e kemi parë luftën gjatë jetës sonë, Islanda kurrë nuk ka parë luftë se askush nuk do të shkojë atje. Mund të shkojë si turist, por turistët nuk luftojnë.
Kufiri dhimbjes së rusëve është i lartë. Ukraina nuk e ka humbur luftën, Rusia tani për tani nuk e ka fituar. Unë lutem që të pasurit e vendeve të pasura do të vijojnë kështu dhe nuk do dorëzohen , por duke pasur parasysh fatura, nuk e di…Ndërkohë pjesa tjetër nuk ka parë luftë përveçse në Netflix, pra nuk jam i sigurt nëse ajo që kanë mësuar nga historia është mjaftueshëm. Italianët janë një vend mjaft tragjik kur vjen fjala për t’u përballur me sfidën e të ngrënët.
Nuk duket se lufta do të jetë e shkurtër. Ndoshta në Slloveni keni ata që quhen parashikues të fatit, sa për Shqipërinë ne jemi asi i kupave, jemi gati të mbështesim Ukrainën deri në fund, por nuk jam i sigurt se Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën ta fitojë luftën”, tha kryeministri Edi Rama.
I ndalur tek kriza e çmimeve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Rama tha se BE duhet të përkrahë shtetet e Ballkanit dhe jo të bëjë gabimin e turpshëm siç bëri në pandemi, duke mos dhuruar vaksina.
“BE na ka dhënë shumë fjalë, ndonjëherë i mbajnë dhe ndonjëherë nuk i mbajnë. Ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. Kemi inflacionin më të ulët në rajon. Kur krizat të mëdha vijnë ata që kanë më shumë problem janë të pasurit sesa të varfrit. Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe besnik e krah Ukrainës deri në fund. Shpresojmë që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemi për krizën e çmimeve pas luftës në Ukrainë, ku nuk na dhanë vaksina. Ne jemi në zemër të BE-së.’- u shpreh Rama.
Lidhur me qëndrimin që do ta mbajë Shqipëria përballë ofensivës ruse pas arrestimit të dy shtetasve rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake, Rama tha se “Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë. Ne jemi 100% energji të ripërtëritshme”.
Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se Bashkimi Europian është i vetmi “destinacion” i Shqipërisë.
“Kjo luftë i ka bërë miqtë tanë, të ishte më i prirur të humbiste. Na duhet të jemi të duruar. Të ecim përpara, vetëm për një të vetëm. BE është e vetmja strehë e sigurt për të qëndruar për vende si ne. Duke qenë se janë përkëdhelur pak për disa kohë, kanë priobleme me këtë nocion. Për ne ka vetëm një destinacion. Ne do të shkojmë atje edhe nëse nuk do të ketë njeri tjetër. Ne do të shkojmë atje” tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




