Rama mbledh drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë. Në fokus zgjedhjet e 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesi politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, në një takim ku duket se fokusi do të jetë pikërisht zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
Mbledhja ka nisur prej orës 14.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ky është takimi i parë që Rama zhvillon me drejtuesit politikë të qarqeve pas zgjedhjes së tyre në Asamblenë e PS-së.
Pritet që Rama t’u jap porosi lidhur me komunikimin me qytetarët, angazhimin e tyre në terren dhe lënin e porosive për zgjedhjet e 2025.
Socialistet kërkojnë një mandat të katër qeverisës, ndërsa më herët kryeministri Rama ka bërë të ditur se çdo kandidat për deputet duhet të tregojë përkushtimin e tij për t’u bërë pjesë e listës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




