Rama me fermerët në Lushnje: Krijoni Kombinatin tuaj, mos hidhni produktet në rrugë

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Lushnjës ku është takuar me fermerët. Rama u kërkoi atyre që të bashkoheshin, pasi në këtë mënyrë do të ishin më të suksesshëm për të shitur produktet e tyre.
Ideja e krijimit të një Kombinati përpunues të produkteve të tyre duke i kthyer në reçelra apo diçka tjetër, për kryeministrin është mënyra se si fermerët të shmangin hedhjen e prodhimeve të prishura në rrugë, por të mund të nxjerrin përfitime nga secili prej produkteve të tyre.
Ky kombinat tha Rama do të bëhet në bashkëpunim me bashkinë, ku fermeri do financojë më pak.
“Grupim fermerët, fusni një shumë të caktuar si aksion, bashkia një shumë tjetër, qeveria shton shumën kryesore, ju ndihmon të dhe me marrjen e një kredie dhe krijojmë një Kombinat për të prodhuar reçelra, komposto e salca dhe nuk hidhni më asnjë kokërr fruti apo zarzavate se nuk e përmbush cilësinë e arkave për eksport, pjesa tjetër shkon për përpunim”, tha kreu i qeverisë.
Duke u fokusuar tek bujqësia, Rama tja se synimi i qeverisë është që të arrihet 1 miliardë euro eksporte, ku trendët po tregojnë sipas tij se po ecet me ritëm të mirë.
Pjesë e debatit ka qenë edhe opozita, ku këtu kryeministri u fokusua tek ligji anti-shpifje. Ky ligj tha Rama do të shmang gjobat që u vihen bizneseve, por dhe qeverisë nga mediat.
“Ka pasur sipërmarrës që më thonin mos u tërhiq, se ne na mbytën me gjoba, këto goditje në biznes i marrin ata që krijojnë punë, që prodhojnë dhe më e rënda është mbi prodhuesit e ushqimit, që prodhojnë fruta perime, që i eksportojnë në BE dhe ndërkohë shqiptarëve nga këto media ju thonë bëni kujdes se çdo gjë që hani mund t’ju helmojnë, degjeneron fshatin se do t’i bjerë qeverisë kur ka fermerë që hedhin mollën në kanal, tregon një fakt, por ama kjo është gjysma e së vërtetës, se nga ana tjetër ka të tjerë që eksportojnë mollën. Meta u ngrit nga armiku, 120 mln euro eksporte kishte e flasin këta për bujqësi, nuk është e vërtetë, ata që ikin kanë të drejtën të kërkojnë më shumë. PD si ato mallrat që pika e grumbullimit ta kthen”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




