Rama në Forumin e Shkupit: Ballkan i hapur dhe bashkëpunim, ky është shpirti i kësaj nisme të përbashkët!

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë gjithë Forumit në Shkup ka theksuar nevojën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të memorandumeve, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, për lëvizje të lirë të qytetarëve në këto tre vende, lehtësimin e barrierave tregtare dhe ndihmën e dhënë në rast vështirësish, në konferencën e përbashkët për shtyp, zoti Rama tha se ky është shpirti i kësaj nisme të përbashkët.
“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo çka kuptuam ne në atë moment tragjik. Kuptuam se sa e rëndësishme ishte që të mos ndiheshe vetëm dhe sa e ndjeshme ishte që në një terren të shkatërruar ky kishte qindra jetë njerëzish nën gërmalla të kishe më shumë forca. Sot ne kemi firmosur një marrëveshje, për të qenë bashkë, në çdo rast, ku largqoftë cilado nga vendet tona përballet me forcën e natyrës” tha zoti Rama.
“Më thoni, çfarë të keqe do të kishte për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjën, që të bashkoheshin në këtë nisëm, që hap rrugën, që forcat tona emergjence të ndërveprojnë së bashku, të kenë sistem të përbashkët alarmi dhe të gjenden aty për të ndihmuar?” pyeti zoti Rama. “Apo për rastin kur për shkak të ndryshimeve klimatike, sipërfaqe të tëra pyjesh digjen. Ku është e keqja? Që helikopterët e vendeve tona, të gjenden aty të gjithë bashkë?” shtoi më tej ai.
“Ky është shpirti i kësaj nisme, e s’dua të flas më shumë!” tha kryeministri shqiptar Edi.
Në të njëjtën frymë u deklaruar edhe presidenti serb Aleksndër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




