Rama në kantieret e shkollave që po rindërtohen në Kamëz: Do dalin më të bukura se ato që rrënoi tërmeti!

Rreth 9 mijë nxënës në Kamëz do ta nisin vitin e ri shkollor në ambientet e shkollave të reja. Duke inspektuar punimet në kantieret e rindërtimit të këtyre shkollave, kryeministri Edi Rama tha se ato do të ndërtohen më të mirë dhe më të bura se ato që rrënoi tërmeti i 26 nëntorit.
“Në kantieret e Rilindjes së Shkollave, Kopshteve e Çerdheve nga gërmadhat e tërmetit shkatërrimtar, prej ku po dalin objekte arsimore pakrahasimisht më të mira dhe më të bukura se ato që rrënoi tërmeti” tha zoti Rama.
Janë rreth 11 kantiere ku po punohet për rindërtimin e shkollave në Kamëz.
Kreu i kësaj Bashkie, Rakip Suli u shpreh se objekte do të jenë gati në shtator.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




