Rama në Romë, pritet nga kryeministri Draghi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga homologu Mario Draghi.
Para se të nisej për në Itali, kreu i qeverisë u shpreh nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” se në qendër të bisedimeve me kryeministrin italian do të jetë njohja e pensioneve të bashkëqytetarëve në Itali. “Është një proces që ka filluar prej kohësh. Është tejet e vështirë dhe kemi bërë marrëveshje njohje tensionesh me shumë shtete. Ka nisur si një proces me qeverinë tonë. Në këtë fushë gjetëm tokë të shkretë. Dy janë marrëveshjet më të vështira, për shkak të masës së shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe Greqi. Marrëveshjet me këto dy shteteve”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




