Rama: Në shkurt të 2023 do nisë puna për ndërtimin e Urës së Bunës! Në 2 korrik hapet aksi Kardhiq-Delvinë

Politikë | 4 vite më parë

Në shkurt të vitit 2023 do të nisë puna për ndërtimin e Urës së Bunës që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi, duke eliminuar kalimin e kufirit përmes Murriqanit dhe Hanit të Hotit.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, ku gjatë fjalës së tij në Kuvend tha po ashtu se më 2 korrik do të hapet përfundimisht edhe aksi Kardhiq- Delvinë.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha po ashtu se më 9 korrik do të hapet përfundimisht dhe bypass-i i Vlorës

“Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, në shkurt të 2023 me kryeministrin e Malit të Zi të jemi atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po ndeshen atje me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve, sidoqoftë shkurtin e ardhshëm fillon puna. Në 2 korrik hapet përfundimisht aksi i shumëpërfolur prej 100 vjetësh Kardhiq- Delvinë. Në 9 korrik hapet përfundimisht bypass i Vlorës. Ne nuk do fillojmë vetëm Milot- Balldren, sepse ne nuk mendojmë me arna siç mendoni ju. Ne do bëjmë Murriqan- Milot, Kashar- Rrogozhinë dhe kështu me radhë”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme