Rama: Në shtator paraqesim në KE akuzat e pavërteta të Dick Martyn, po përgatisim rezolutën

Politikë | 4 vite më parë

Dy kryeministrat e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, kanë dalë në një konference të përbashkët për shtyp pas mbledhjes së tetë të qeverive, të mbajtur në Prishtinë. Kreu i qeverisë është pyetur nga gazetarët në lidhje me raportin e Dick Martyn për Kosovën ku disa anëtarë dhe drejtues UÇK-së akuozhen për trafikimin e organeve. 

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se po përgatitet një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë dhe në muajin shtator do të shkojë në Strasburg për t’iu drejtuar Këshillit Evropian lidhur me këto akuza të pabaza.

“Haga, ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin dhe do shkoj personalisht në Strasburg në rastin më të parë, në shtator, për t’iu drejtuar KE për një fakt që bëhet më shqetësues që është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martyn dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një shtëpie të verdhë dhe të trafikut të organeve, kjo e fundit është një akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera, nga ana e propagandës ruse, edhe në Këshillin e Sigurimit, Serbia ka goditur duke u kthyer te trafiku i organeve dhe në aktakuzën e Thaçit, Velesit, Krasniqit dhe Selimit, nuk ka asnjë fakt të lidhur me Dick Martyn dhe raportin e tij që ishte shkaku pse u morr gjithë rruga për të shkuar te gjykata special. Për këtë dikush duhet të dëgjojë. Bota duhet ta dëgjojë. Ai tribunal është projektuar për ti dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga Dick Martyn. Ne kemi të drejtën të besojmë se këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën, me shqiptarët që e kanë nxitur këtë raport”, tha Rama.

Ndërkohë pyetur nga gazetarët nëse është pro serb, duke iu referuar marrëdhënieve të tij me Presidentin Aleksandër Vuçiç, kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të hyjë në mes të dy shteteve pasi qasja e Shqipërisë ndaj Serbisë nuk e dëmton Kosovën dhe qëllimin përfundimtar që është paqja në rajon.

“Sa i përket pro-serbizmit tim, unë jam më shumë se kaq, jam vëllau i Vuqiq-it. Por përtej kësaj, këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që integrojnë këtë pjesë të eurpoës që është dhe më e prapambetura historikisht në nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Nuk hyj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu sikundër nuk besoj asnjë sekondë që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt 1 qëllimi, njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon gjithë rajonit. Me Albinin kemi një marrëdhënie miqësore, të kahershme”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme