Rama: Në vitin 2022, 472% më shumë investime për teknologjinë në Policinë e Shtetit!

Në projektbuxhetin për vitin 2022 fondet e parashikuara për investime në teknologji në Policinë e Shtetit janë rritur me 472%. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë si një revolucion dixhital për Policinë e Shtetit. “Projektbuxheti 2022 parashikon 472% më shumë investime se viti 2021 për teknologjinë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Rama.
Sistemi i kamerave inteligjente në rrugë dhe dronët inteligjentë janë dy projekte që do të financohen në vitin që vjen dhe që do të sigurojnë një kapërcim të madh për mirëqeverisjen e territorit
Dronët inteligjentë do jenë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe do i japë mundësi që në kohë reale të organizojë ndjekje personash në kërkim, identifikim personash, deri dhe kur fshihen në pyll, me temperaturën e trupit të tyre.
Të gjitha këto janë investime masive do të ndryshojnë komplet kapacitetin e mbledhjes së informacionit të Policisë së Shtetit, dhe raportin e Policisë së Shtetit me njerëzit, sepse do ketë gjithmonë e më pak kontakt të drejtpërdrejtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




