Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë non-grata

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka paralajmëruar shpalljen e asnjë personi “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se me deklaratën e bërë në Kuvend më 2 mars, sipas tij, thjeshtë ka kujtuar se politika amerikane nuk është “muhabet leku siç e bëjnë nongratat”.
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë non-gratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan Rama.
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas komentit të tij nga foltorja e Kuvendit, ku duke iu përgjigju akuzave të opozitës për shpalljen “non-grata” të Berishës, ai tha se këta të fundit e konsiderojnë Departamentin Amerikan të Shtetit “si një byrektore që furnizohen nga unë dhe gjiza ime”.
Në vazhdën e kësaj batute, Rama shtoi se “byrektorja” vazhdon punën dhe se po “shtrohet brumi për tavën që pret të hy në furrën e rindezur”. “Personin në fjalë do ta shihni vetë”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



