Rama paralajmëron: Nëse Bullgaria vijon veton ndaj Maqedonisë së Veriut, do kërkojmë ndarje!

Rajon | 5 vite më parë

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se nëse Bullgaria vijon veton ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin e hapjes së negociatave me BE, Shqipëria do kërkojë ndarjen. Duke folur me gazetarët shqiptarë që po pasqyrojnë vizitën e tij në Uashington ai tha se  “Konferenca ndërqeveritare ka lidhje me Bullgarinë, jo me Brukselin”. “Eshtë një çështje e absurdit procedurial dhe politik dhe e kemi shtruar në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar për të mësuar dhe mendimin e tyre. Në bazë të kësaj do të jemi më të sigurtë, pasi kemi dilemën tonë për ta ndërmarrë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, pasi është e pakuptimtë që ne të presim që Bullgaria të lirojë pengun vet”, ka thënë kryeministri Edi Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme