Rama për largimin e mjekëve: Paguajmë ne, i merr Gjermania! Kështu s’vazhdohet, diplomën s’e marrin sa të mbarojë shkolla

Politikë | 4 vite më parë

Për frenimin e fenomenit të largimit të mjekëve dhe infermierëve në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka “gjetur” mënyrën e mosdhënies së diplomës sapo studentët të mbarojnë shkollën. Rama tha se nuk ka asnjë kuptim që shqiptarët të paguajnë për shkollimin e studentëve dhe në fundi i merr Gjermania, pas kthyer asnjë investim mbrapsht.

Kryeministri tha se studentët që mbarojnë mjekësinë duhet “t’i kthejnë popullit atë që ata kanë bërë për ata’ dhe më pas le të largohen ku të duan.

“Nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermani. Paguajmë ne i bëjmë gati dhe i merr gjermani. Nuk mund të vazhdojë kështu. Diplomën e mjekut nuk do ta japin sa të mbarosh shkollën, do t’i kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj mund të shkosh ku të duash. Do të kërkojmë të na e kthejnë investimin. Duan ti marrin në Gjermani, ti marrin, por duhet të na e kthejnë investimin. BE të gjejë formën që të kthejë diçka”, tha Rama.

Këto deklarata Rama i ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me rektorët e universiteteve në vend, ku u kërkoi që të shfrytëzojnë të gjitha kapacitete për të ngritur rankimin botëror si dhe të përdorin të gjitha mundësitë që iu jep ligji i arsimit të lartë për të rritur të ardhurat dhe të mos varen vetëm nga tarifat e studentëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme