Rama pret Rutten me të gjitha nderet

Kryeministri hollandez Mark Rutte, u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri shqiptar Edi Rama, para selisë së qeverisë. Pas takimit kokë më kokë dy kryeministrat do të dalin në një konferencë për shtyp. Në vemendje të takimit do të jenë problemet e integrimit. Rute pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për Shqipërinë në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, pas disa ngurimeve të njëpasnjëshme.
Ministria e Jashtme holandeze në Qershor 2021 vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, duke shtuar se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt”.
Po ashtu Ministria e Jashtme e Holandës theksoi se: “Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




