Rama: Pronën shtetërore ku do ndërtohej Teatri i Kukullave na e grabiti një gjyqtare, pse nuk heton SPAK?

Gjatë konferencës për shtyp me kryefjalë Reforma në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama ka prekur edhe çështjen e projektit të Teatrit të Kukullave i cili tha se është gati por ka mbetur peng pasi sipas tij një gjyqtare i ka dhënë vetes pronën shtetërore të Garda e Republikës. Rama i bëri thirrje SPAK të veprojë në raste të tilla pa qenë e nevojshme procedura për kallëzim të çështjes.
“Partitë politike që bëjnë kallëzime janë një devijacion i madh. Në frymë kam qenë kundër, është fundi. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që partitë të bëjnë kallëzime. Por edhe ne kemi bërë kallëzime. Madje edhe së fundmi kemi bërë. Pra, nëse ne ndërtuam një prokurori special, nuk e bëmë që të dëgjojmë të njëjtën histori se shiko se ne nuk kemi kallëzim. Shkoni në një vend të konsoliduar. Pa kallëzim fare, nëse një gazetë apo një qytetar nxjerr një fakt tronditës. Çfarë kallëzimi duhet këtu për të gjithë këta që numërova.
Ministri i Drejtësisë ka çuar çështjen e Teatrit të Kukullave, fëmijët e Tiranës e presin. Ne kemi bërë projektin, e kemi gati, dhe pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit të Garda e republikës. Kemi spostuar Gardën e Republikës për ta ndërtuar dhe pronën na e ka marrë një gjyqtare. Një javë para se ta shporrte vettingu na vënë sigurim padie për teatrin e fëmijëve. Ndërsa ka 462 mijë euro të pajustifikuara! Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë kur e ka këtu këtë gjyqtare?”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




