Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: 80 kombësi u bënë bashkë në Tiranë. Investim i shkëlqyer për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

Reperi me famë botërore Kanye West mbajti mbrëmjen e djeshme (11 korrik) koncertin e shumëpritur në Tiranë, duke sjellë në kryeqytetin shqiptar mijëra fansa nga vendi dhe rreth 80 shtete të botës.
Koncerti u zhvillua në “Eagle Stadium”, arena e ndërtuar posaçërisht për këtë event në zonën e Kasharit, ku të pranishmit përjetuan një mbrëmje spektakolare me performancën e artistit amerikan.
Pak orë pas koncertit, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e mbrëmjes, duke e cilësuar organizimin e këtij eventi si një investim me ndikim të rëndësishëm për vendin.
“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, por edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



