Rama publikon pamje nga rruga e re e Darëzezës: Aks me rëndësi për bujqësinë dhe turizmin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e re e Darëzezës, duke e cilësuar atë si një investim me ndikim të drejtpërdrejtë për zhvillimin e zonës bujqësore dhe për lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ky aks rrugor sjell përfitime të shumta për banorët dhe fermerët e zonës, ndërsa gjatë sezonit veror shërben edhe si një rrugë e rëndësishme për turistët që vizitojnë vijën bregdetare të Darëzezës.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të Darëzezës, një aks plot dobi për zonën bujqësore e ku sezoni veror sjell plot banorë të Fierit po edhe turistë drejt vijës së virgjër bregdetare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



