Rama: SHELL në fazën e kolaudimit për gazin e nxjerrë në Shpirag, po eksploron edhe ENI

Ekonomi | 5 vite më parë
 

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të dielën se kompania SHELL që po bën një eksplorim të rëndësishëm dhe ka nxjerrë gaz në Shpirag, është në fazën e kolaudimit për të parë sa është ky zbulim financiarisht interesant për ta.

Rama tha se në bisedat me kompanitë e huaja, e ardhmja e investimeve në Shqipëri, duket në fakt shpresëdhënëse, duke përmendur kompani të mëdha të huaja që interesohen dhe po studiojnë mundësitë e investimit në vend, për gaz dhe për sektorin e energjisë.

“Dje isha me drejtorin e madh të kompanisë franceze Total, një nga kompanitë më të mëdha në botë për gazin, energjinë. Kanë ardhur këtu sepse duan të investojnë në Shqipëri. Ai ma tha shumë qartë, goditja e tregut të naftës është rezultat i pasigurisë ekstreme që sjell lufta, jo sepse ka rënë prodhimi i naftës në botë. Kemi këtu Shell-in që po bën një eksplorim të rëndësishëm dhe ka nxjerrë gaz në Shpirag, është në fazën e kolaudimit për të parë sa është ky zbulim financiarisht interesant për ta. Flitet për sasi shumë të madhe gazi, që do të ndryshonte shumë në ekonominë shqiptare. Kemi dhe Eni-n italian që po bën një eksplorim tjetër”, përfundoi kryeministri Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme