Rama : Shqipëria vazhdon të ketë dyshime që Bullgaria do të tërheqë veton e saj ndaj Maqedonisë së Veriut

Politikë | 5 vite më parë

Shqipëria vazhdon të ketë dyshime që Bullgaria do të tërheqi veton e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, për ta lejuar të nisi bisedimet e stabilizim asocijimit bashkë me Shqipërinë. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama pas vizitës në Gjermani. Këtë ai ja ka bërë të ditur edhe kancelarit gjerman Scholz. “I kam bërë me dije se ne kemi një qasje që deri në Këshillin Europian të qershorit do jetë e pandryshuar, por në rast se përsëri do bllokohemi për shkak të Bullgarisë bazuar dhe në mbështetjen e gjerë që ka marrë nga opinioni publik pasi i tregova për këshillimin kombëtar, ne do ndryshojmë qasje dhe do flasim me një gjuhë tjetër” tha zoti Rama .
Sipas tij kancelari gjerman tha dhe në konferencë dhe në të dyja raundet e bisedimeve se është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. “Unë nuk jam aq optimist por shpresoj  të jem gabim dhe kancelari të ketë të drejtë” tha kryeministri shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme