Rama: Skandaloze që Meta nuk mban maskë! Opozita pret që Covidi të shkatërrojë qeverinë

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi skandaloz faktin që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk mbajnë maska. Ai tha se ndaj tyre duhen marrë masa ashtu sikurse ndaj qytetarëve, por janë autoritetet përgjegjëse që duhet t’i ndëshkojnë.

Në fjalën e tij para gazetarëve Rama thumboi edhe opozitën. Ai tha se ajo uron që të shtohen infektimet.

“Është skandaloze që nuk mbajnë maska. Opozita pret që ta bëjë Covidi atë që nuk bën dot vetë. Një tjetër që është në mes të Presidentit dhe kryetarit të opozitës thotë shkoni nëpër kisha dhe xhamia dhe se LSI-në nuk e zë virusi, janë gjëra që i përkasin nivelit të një qameti të madh. Këto lloj qasjesh t’i vësh në estradë do të dukeshin ekzagjerim i madh për vetë estradën. Imagjinoni këto njerëz pretendojnë të marrin financat e vendit në dorë. E mendoni dot që Lulzim Basha të jetë kryeministër, Monika ministre financash dhe Ilir Meta ministër i Brendshëm” – tha Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme