Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Pas zgjedhjes se kryesisë dhe drejtuesve politikë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet të takojë nesër edhe kryebashkiakët që janë zgjedhur nën siglën e socialistëve në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Takimi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, por organizatorët nuk kanë dhënë ende detaje për qëllimin kryesor të bisedimeve që Rama do të bëjë me të deleguarit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.
Për herë të parë, PS u ka besuar drejtimin e fushatës së ardhshme politike në disa qytete të mëdha kryebashkiakëve. I tillë është rasti i Durrësit, Shkodrës, Beratit dhe Tiranës.
Socialistet nuk e kanë fshehur se po kërkojnë mandatin e katërt dhe për këtë arsye kanë parashikuar se do të kenë lëvizje të shumta në listat e kandidatëve për deputetë.
Gazetare: Sonila Agostini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




