Rama takon Komisionerin Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në qershor, kërkojmë ndarje nga Maqedonia e V.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të vizitës që po zhvillon sot në Tiranë, ka pasur një takim edhe me kryeministrin, Edi Rama. Të dy bashkëbiseduesit, pas takimit, kanë dalë edhe në një konferencë për mediat.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij, e ka njoftuar Komisionerin për Zgjerim, se Shqipëria, nëse nuk hapen negociatat në qershor, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut.
“Folëm edhe për stacionin e ardhshëm të afërt. Mbledhjen e Këshillit Evropian, ku do të diskutohet përsëri çështja e hapjes së negociatave. Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh, por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mosndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual. E njoftova Komisionerin se ne kemi kryer një proces Këshillimi Kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje nga maqedonia e Veriut, pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian”, tha Rama.
Komisioneri Varhelyi tha në fjalën e tij se objektivi i BE-së është që brenda qershorit të hapen negociatat.
“Tema tjetër është se kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Ne duhet të përdorim gjithçka që kemi në dorë. Nuk mund të kemi një luftë dhe Evropa të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj për Ballkanin Perëndimor. Në këtë proces kjo vetëm sjell stabilitet. Nuk mund tu jap aspak kohë atyre që të bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse nuk marrim ato vendime që duhet të marrim i bie që ne të heqim dorë. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë. Kërkoj pak më shumë durim nga ana juaj. Objektivi ynë është që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës franceze. Çështja ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Ka të bëjë me mënyrën sesi ne do të ndryshojmë realitetin në terren. Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Duhet ta mbyllim këtë punë tani.’- tha Varhelyi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




