Rama: Të zgjerojmë hartën e eksporteve “Made in Albania” drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës

Ekonomi | 5 vite më parë

Qeveria po punon mbi një plan promovimi për produktet bujqësore në mënyrë që të zgjerojë hartën e eksporteve “Made in Albania” drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës. 

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, vizitoi të shtunën mes punimeve të Kongresit të PS-së,  panairin e Bujqësisë në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.

“Katalog me produktet shqiptare. Shoqëruar me një plan për ti shtrirë në disa tregje që janë interesante por skemi ende akses, lindje e mesme dhe afrikë. Do ti promovojmë “, tha Rama.

Pamjet e Panairit të Bujqësisë që u mbajt në të njëjtën ditë më kongresin, kryeministri zgjodhi ti ndantë këtë të diel duke shkruar në rrjete sociale: 

“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”, shkruan Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme