Rama uron skiatoren shqiptare Lara Colturi: Koha të investojmë edhe në sportin e skijimit

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimet e tij ndaj skiatores Lara Colturi, e cila në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine.
Në postim në Facebook Rama shkruan se ka ardhur koha të investohet pak nga pak në infrastrukturën e nevojshme në sportin e skive në vend.
“Lara është një supertalent i pistës së skive, vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, me të dy prindërit të dashuruar pas Shqipërisë si edhe ajo vetë, e me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës.
Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë. URIME LARA”, shkruan Rama.
Skijimi është një nga sportet më pak të praktikuara në Shqipëri, kjo dhe për shkak të terrenit. Megjithatë në botë ka mjaft sportiste me origjinë shqiptare të cilët kanë përfaqësuar në mënyrën më të mirë vendin tonë edhe në këtë disiplinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




