Rama: Viza 10 vjeçare amerikane, lajm i bukur për qytetarët shqiptarë!

Sociale | 5 vite më parë

Ndërsa ka ndarë dhënien e parë të vizës 10 vjeçare amerikane të njoftuar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Juri Kim, Kryeministri Rama e cilësoi lajm të bukur për qytetarët shqiptarë. “Në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rritet me 10 vjet vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë. Në vlerësimin e tij kjo është shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon. Shtetet e Bashkuara e njoftuan lajmin disa ditë më parë me hyrjen efektive në fuqi më 1 prill. Në vlerësimin e tyre ky hap erdhi si rrjedhojë e performancës së udhëtimit në SHBA të qytetarëve shqiptarë, ekzistencës së marrëdhënieve të ngushta dhe pranisë së komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara si dhe reciprocitetit mes vendeve. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme