Rama vizitë në Egjipt, pritet nga homologu Madbouly

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kajro, Egjipt. Kryeministri Rama u prit në një ceremoni shtetërore nga Kryeministri i Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly. Në përbërje të delegacionit shqiptar që shoqëron kryeministrin Rama në vizitën e tij në Kajro, janë edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme