Rama vizitë zyrtare në Washington do të pritet nga Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të presë në DASH në 15 Shkurt, Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në një vizitë zyrtare.
Lajmi konfirmohet për RTSH-në, nga burime qeveritare, ndërsa ende nuk zbardhen çështje që pritet të diskutohen mes sekretarit Blinken dhe kryeministrit Rama.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Kryeministrit Rama në Washington DC, në administratën e Presdientit Biden. Ajo vjen rreth 2 vite pas pritjes që ish sekretari Pompeo i bëri kryeminitri shqiptar në 2 shkurt 2020.
Pritja zyrtare e kryeministrit Rama nga sekretari Blinken, vjen në një moment, kur Shqipëria ka përforcuar rolin e saj në plitikën globale, si antare e KS, por edhe me rritjen e angazhimit të saj me bazën ushtarake në kuadër të NATOS.
Vizitën zyrtare në DC e paraprin agjenda e Kryeministrit Rama dhe ministres së jashtme, Olta Xhaçka në NY, në punimet e Këshillit të Sigurimit.
Shqipëri ka marrë në janar të këtij viti, postin e antarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, me një mandat 2 vjeçar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




