Raporti final i ODIHR: 25 prilli i besueshëm; strukturat e mbrojtjes së votës nga PD të paligjshme; PS shfrytëzoi pushtetin

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 prillit, ku vërehet se i gjithë procesi u zhvilluar në një kuadër ligjor të favorshëm për partitë politike dhe kandidatët, pa pengesa për fushatën e tyre.
Por, ODIHR thotë se pati disa raportime të besueshme mbi fenomenin e shitblerjes së votës, që në raport cilësohet si i mbartur edhe nga zgjedhjet e shkuara.
“Raportime të besueshme të shitblerjes së votës ishin të pranishme, gjatë dhe pas fushatës elektorale. Hetime u nisën për një sërë rastesh. Këto hetime nuk u kufizuan vetëm te një parti”, thekson raporti.
Raporti cilëson si “potencialisht ilegale” strukturën e ngritur nga ana e Partisë Demokratike për mbrojtjene votës, që në një rast prodhoi një viktimë në Elbasan.
“Partia Demokratike që ka ngritur më fort shqetësimet kundër shit-blerjes së votës adoptoi metoda ndërhyrëse intensive potencialisht të jashtëligjshme për mbrojtjen e votës, që i mbrojti gjatë deklaratave publike”, thotë ODIHR.
Raporti thekson se kufiri ndarës mes partisë në pushtet dhe qeverisë u shkel, duke iu referuar aktiviteteve publike. Aty thuhet se vendimi i ndalimit të disa aktiviteteve katër muaj para zgjedhjeve nuk u respektuar dhe ministra të qeverisë dhe vetë Kryeministri u shfaqën në ceremoni inaugurimi me simbole partiake e numrin e partisë në fletën e votimit.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor mirëpriten, ndonëse në raport thuhet se koha në dispozicion të KQZ-së ishte e pamjaftueshme që këto ndryshime të zbatoheshin siç duhet. Raporti rekomandon që administrata zgjedhore të depolitizohet sa më parë.
‘Zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore. Insititucioni i sapoformuari KQZ-ja me tre degët e veta të ndara mori përgjegjësi të reja të gjera pas ndryshimeve të fundit ligjore në kuadër të Reformës Zgjedhore. Pavarësisht nga vonesat, përfshirë miratimin e rregulloreve thelbësore, fillimin e një fushatë për edukimin e votuesve dhe trajnimin e stafit, KQZ arriti të përmbushë në mënyrë adekuate pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, duke përfshirë edhe ato të që lidhen me identifikimin elektronik të votuesve. Ka funksionuar në mënyrë transparente dhe mbajtja e seancave publike të transmetuara drejtpërdrejt dhe të hapura për pjesëmarrje nga palët e interesuara. Në përgjithësi, administrata zgjedhore në të gjitha nivelet gëzonte besimin e palëve të interesuara.’- thuhet në Raport.
Në raport po ashtu theksohet se palët politike ishin të lira që të zhvillonin fushatën politike në mënyrë paqësore dhe u respektuan liritë themelore demokratike.
‘Liria themelore e tubimit paqësor u respektua dhe subjektet zgjedhore mund të bënin fushatë lirisht, pavarësisht nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë COVID-19 dhe zbatimit jo konsistent të gjobitje për shkelje të rregulloreve anti-pandemike. Fushatës i mungonte vrulli, dhe mesazhet u përqendruan mbi udhëheqësit kryesorë të partisë, sesa mbi ligjërimin e mirëfilltë të drejtuar nga çështjet aktuale.- thuhet në raport.
Ndër të tjera në Raport theksohet se Partia Socialistë në pushtet kishte avantazhe, ndërkohë që përfshiu përmes kontrollit të saj të administratën lokale, dhe nga keqpërdori burimet administrative.
‘Pavarësisht strukturës së fuqishme ligjore të vendosur për të ndaluar keqpërdorimin e burimeve administrative dhe minimizimit të përdorimit të postit, ministrat vazhduan fushatën gjatë angazhimeve zyrtare. Fushata i dha partisë në pushtet një avantazh të rëndësishëm. Nxitja dhe presioni mbi nëpunësit civilë ishin fusha shqetësuese. Nga ana tjetër, në mënyrë zyrtare, Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet.’- thuhet në raport.
Po ashtu në raport janë përmendur edhe pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike dhe për këtë çështje nisën edhe hetimet për disa raste të dyshuara.
‘Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike ishin gjatë fushatës dhe një numër i lartë e hetimesh nisi në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë. Praktikat e përhapura të blerjes së votave, siç pretendohet, mbetën një problem.’- thuhet në raport.
Rekomandimet nga OSBE
1.Sistemi ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar tek ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit, dhe të miratohen para zgjedhjeve të tjera.
2.Shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhja të lirë dhe të fshehta. Çdo formë presioni për tu zbuluar se si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.
3.Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht blerjen e votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova të për cdo blerje votash ose presion.
4.Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin e zgjedhjeve.
5.Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve zgjedhor me synimin që të kufizohet përmbajtja e prodhuar nga partia në lajme.
6.Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, të rishikohet pragu 1% për kandidatët e pavarur.
7.Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, rregullat duhet të jebë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohen në kohën e duhur.
8.Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.
9.Duhet të punohet me teknologjinë për të rritur transparencën dhe besimin e publikut, kohën dhe burimet e përshtatshme për vëzhgimin publik dhe të pavarur të zgjedhjeve. Duhet të aplikohet votimi elektronik në një shkallë më të gjerë. Duhet të merren parasysh metodat e verifikimit të tilla si kontrollet e kufizimit të rrezikut.
10.Për të shmangur pavlefshmërinë e qëllimshme të fletëve të votimit dhe për të rritur besimin në procesin zgjedhor, autoritetet duhet të investojnë në programe të votuesve të përshtatura për kategori të ndryshme të votuesve.
11.Për të siguruar votim universal dhe trajtim të barabartë para ligjit, kufizimet e bazuara në
aftësitë e kufizuara mendore duhet të hiqen dhe duhet të vendoset detyrimi për të regjistruar votuesit mbi 100 vjeç.
12.Autoritetet lokale duhet të sigurojnë që të gjithë votuesit të informohen në kohën e duhur për vendin dhe kohën për shqyrtimin e listës së votuesve dhe vendndodhjen e qendrave të tyre përkatëse të votimit.
(Kliko këtu për të lexuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të OSBE)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




