Raporti i BERZH për Tranzicionin, Sejko: Jemi përqendruar te monitorimi i rreziqeve klimatike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar raportin e tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të raportit, Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë është përqendruar në monitorimin e rreziqeve klimatike.
Sejko shprehet se indeksi global i përshtatjes i matur nga Universiteti i Notre Dame, e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël mes ndryshimeve klimatike.
Po ashtu, ai shprehet se vlerësimet e FMN-në sugjerojnë se Shqipëria ka mesatarisht një episod fatkeqësie natyrore në vit e cila shkakton dëme deri në nivelin e 1.3% e PBB-së dhe prek të paktën 1 në 200 banorë të vendit.
“Indeksi global i përshtatjes i matur nga Universiteti i Notre Dame, e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël mes ndryshimeve klimatike.
Po ashtu vlerësimet e FMN-në sugjerojnë se Shqipëria ka mesatarisht një episod fatkeqësie natyore në vit e cila shkakton dëme deri në nivelin e 1.3% e PBB-së dhe prke të paktën 1 në 200 banorë të vendit.
Autoritetet publike duhet të angazhohen në plane e strategji konkrete për të arritur një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm.
Ndonëse bankat qendrore nuk janë aktorë primarë të cilët mund të lehtësojnë përshtatjen e ekonomisë me ndryshimet klimatike, BSH ka vendosur që pa paragjykuar mandatin e saj ligjor të stabilitetit të çmimeve të japë kontributin e saj në këtë drejtim”, tha Sejko.
Ky i fundit shprehet ndër të tjera se ndryshimet klimatike janë një ndër temat kryesore të parashtruara në raportin e tranzicionit.
“Ngrohja globale dhe rritja e frekuencës së fatkeqësive natyrore të lidhura me klimën kanë pasoja gjithnjë e më të larta për të gjithë vendet dhe ekonomitë”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




