Raporti i OKB-së për civilët e vdekur në Afganistan, përgjegjës grupi terrorist i shtetit islam

Botë | 3 vite më parë

Qëkur talebanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021, më shumë se 1 mijë civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me bomba dhe akteve të tjera të dhunës në Afganistan. Sipas një raporti të misionit të OKB-së në atë vend, për shumicën e humbjeve të jetëve dhe plagosjeve të civilëve, përgjegjës është grupi terrorist i shtetit islami.

Më shumë se një mijë civilë afganë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me bomba dhe akteve të tjera të dhunës qëkur forcat e huaja u larguan nga vendi i tyre dhe talebanët morën pushtetin në vitin 2021. 

Sipas një raporti të publikuar nga misioni I OB-së në Afganistan, nga 15 gushti i vitit 2021 deri në maj të këtij viti, janë vrarë 1095 civilë dhe janë plagosur 2679 të tjerë. Shumica e humbjeve të jetës janë shkaktuar nga pajisje shpërthyese të improvizuara, mes të cilave sulme kamikaze me bombë në ambiente publike, si në xhami, qendra arsimimi dhe tregjet. 

Sipas raportit të OKB-së, grupi militant ishte përgjegjës për shumicën e sulmeve. Më shumë se 1700 humbje jetësh dhe plagosjesh civilësh ishin shënuar si pasojë e sulmeve të shtetit islamik.

Gazetare Elda Pepa

/RTSH/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme