Raporti i OSBE, ambasada e SHBA: Institucionet të shqyrtojnë rekomandimet për përmirësimin e zgjedhjeve

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për raportin final të OSBE mbi 25 prillin. Në reagimin e ambasadës thuhet se raporti përfundimtar i përmbahet atij paraprak, në të cilin procesi u vlerësua transparent dhe i qetë. Ambasada nxit institucionet përkatëse të shqyrtojnë rekomandimet e raportit për të përmirësuar zgjedhjet në vendin tonë.
“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruan ambasada.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




