Raporti i ri amerikan: Rusia po detyron ukrainasit të marrin shtetësinë ruse

Botë | 3 vite më parë

Ukrainasit të cilët jetojnë në territoret e pushtuara nga Rusia po detyrohen që të marrin nënshtetësinë ruse. Kështu argumenton raporti i ri amerikan, duke nënvizuar se banorët e rajoneve të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias, janë vënë në shënjestër nga Rusia në përpjekje sistematike për t’u hequr identitetin ukrainas.

Ndërsa ata ukrainas të cilët nuk kërkojnë nënshtetësinë ruse u nënshtrohen kërcënimeve, frikësimit, kufizimeve për ndihmën humanitare dhe nevojave themelore, si dhe ndalimin ose deportimin e mundshëm.

Moska pretendon se u ka dhënë pasaporta ruse më shumë se 3 milionë ukrainasve që nga viti 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit të territoreve ukrainase që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë në 2022.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin tha në maj se Moska u kishte dhënë pasaporta pothuajse 1.5 milionë njerëzve që jetonin në pjesë të rajoneve të Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson të Ukrainës, të konfiskuara që nga tetori i vitit të kaluar.

“Ky numër është rritur që atëherë, me udhëheqësit e të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut (LPR) që pretendojnë se tre të katërtat e banorëve të atij rajoni [rajonit] kishin marrë nënshtetësinë ruse. Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një seri dekretesh për të detyruar ukrainasit të marrin pasaporta ruse, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare,” thuhet në raport.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme