Raporti vjetor i IMT, Sulaj Do vijojmë deri në lirimin e çdo hapësire publike
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Blendi Sulaj është shprehur I vendous për vijimin e lirimit të hapësirave publike në kryeqytet.
“Ne do ta ccojmë përpara lirimin e çdo hapësire publike që është zënë dhe që mund të ketë mbetur në Kryeqytet. Aq sa ka mbetur do ta vazhdojmë së bashku lirimin e çdo hapësire publike. Prandaj ccdo qytetar mos të mendoj qe puna jonë ka mbaruar , por ne jemi çdo ditë në teren”
Gjatë raportit vjetor të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Sulaj shtoi se strukturat e IMT do të jenë mirëkuptues edhe ndaj bizneseve që operojnë pranë këtyre platformave, me qëllim krijimin e një klime të qetë bashkëjetese.
“Kemi pasur shumë kujdes që të jemi mirëkuptues me biznesin sepse nuk është fryma për të dëmtuar port ë ndihmuar biznesin dhe duke respektuar dhe komunitetin që jeton aty”
Sipas nënkryeatrit të bashkisë Tiranë, hapsirat do rikthehen në lulishte dhe vende rekreative për kryeqytetin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



