Rashford dhe 5-0 me Liverpulin: Jam i turpëruar

Angli | 5 vite më parë

Ai la të kalonin disa ditë nga humbja e tmerrshme ndaj Liverpool, 5-0. Bëhet fjalë për Marcus Rashford, sulmuesin e Manchester United dhe një nga lojtarët më të njohur në Britaninë e Madhe, jo vetëm nga tifozët e Djajve të Kuq. Futbollisti anglez ka dashur të shprehet për disfatën që ka pësuar dhe këtë e ka bërë me një mesazh të postuar në rrjetet sociale.

Fjalë faljeje, por edhe sikleti total siç pranoi edhe vetë: “Nuk mund të gënjej. Nuk desha të flisja këto ditë sepse si tifoz i United nuk dija çfarë të thoja pas të dielës (pas disfatës 5 -0 me Liverpool)”, tha Rashford. “Isha i turpëruar. Jam i turpëruar. Tifozët tanë janë gjithçka dhe ata nuk e meritonin këtë. Ne po punojmë shumë për t’i zgjidhur këto probleme. Ne duhet të shlyejmë veten”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme