Rashford vendimtar,  United mund Wolves

Angli | 4 vite më parë

Një rikuperim mbresëlënës. Pas 3-0 ndaj Nottingham Forest, Manchester United kaloi 1-0 edhe ndaj Wolverhampton dhe, me shifrat në dorë,  arriti kështu fitoren e tretë radhazi në Premier League. Një ecuri prej 9 pikësh që nga para pushimit e deri më sot i mundëson skuadrës së Ten Hag të arrijë në zonën e Champions League, duke kaluar Tottenhamin e Antonio Contes në vendin e katërt.

Në fushën e Wolves, megjithatë, Djajtë e Kuq janë të detyruar të vuajnë. Pavarësisht sasisë së mirë të futbollit të krijuar, ndeshja mbetet e bllokuar për një kohë të gjatë. Për të vendosur gjithçka, nga stoli, ai që ishte përjashtuar fillimisht për arsye disiplinore: është Marcus Rashford. Është një veprim i bukur i anglezit, së bashku me dy pritje të shkëlqyera nga De Gea, një ndaj Neves dhe tjetra ndaj Jimenez në rikuperim të plotë, që jep 3 pikë shumë të rënda.

Një fitore e artë sepse e mban larg Liverpoolin dhe sepse, në fakt, i lejon United të arrijë në zonën e Champions League për herë të parë këtë sezon.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme