‘Rasti Balluku’-Sulo: Kuvendi ka disa kompetenca për autorizimet e SPAK-ut
Analisti Arion Sulo ka deklaruar në studion e emisionit “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se Kuvendi në rastet e kërkesave të SPAK për autorizimet ka vetëm disa kompetenca të caktuara.
Duke analizuar rastin Balluku, Sulo iu referua edhe komisionit të Venecias kur tha se Kuvendi sheh nëse ka ndjekje politike apo jo dhe të shikojë që nëse procesi është ligjor apo ajo.
“Kuvendi në rastet e kërkesave të SPAK për autorizimet ka vetëm disa kompetenca të caktuara sipas një vendimi të Komisionit të Venecias; Duhet të shikojë a ka ndjekje politike apo jo, që e thanë avokatët e zonjës Balluku që nuk ka. E dyta, të shikojë a është proces i rregullt ligjor apo jo dhe të vlerësojë tërësinë, proporcionalitetin e masës; masa në krahasim me veprën. Kaq!”, tha Sulo.
Ai vuri në dukje se pushteti ekzekutiv dhe as ai legjislativ nuk mund të bëhet prokuror apo gjykatë.
Sulo tha se kryeministri Edi Rama s’mund të marrë rolet e pushtetit gjyqësor.
“Po u fute në meritën e provës, si do ta dijë mësuesi. Është një mësues atje, është një inxhinier atje, si do ta dijë? Do t’ia mbushin mendjen katër-pesë veta të Këshillit.
Po s’ia mbush dot mendjen sepse nuk e interpreton dot provën. 16 mijë faqet i kanë djegur jashtëzakonisht shumë Edi Ramës sepse e shkëputur nga konteksti Rama ka të drejtë, por… Pra, kryeministri Rama dhe çdo kryeministër tjetër dhe çdo ministër tjetër nuk e bën dot prokurorin aq më pak gjykatësin. Domethënë Parlamenti nuk kthehet në gjykatë.
Ky është definicioni që nuk e them unë, e thotë Komisioni i Venecias. Në rastet e vlerësimit për kontroll banese apo jo nuk është gjykatë. SPAK nëse do të merrte lejen do të shkonte në gjykatë ta konfirmonte ose ta rrëzonte. Nuk kishte mbaruar procesi”, u shpreh më tej Sulo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



