Rasti Bonuçi, ja pse ish-mbrojtësi nuk është larguar pas katastrofës së Italisë!

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Gravina, Gattuso dhe Buffon u larguan, kurse ish-lojtari i Juventusit qëndron në Figc, pasi duhet të plotësojë orët e praktikës.

Shumë tifozë italianë pyesin pse Leonardo Bonuçi nuk ka ndjekur gjurmët e të larguarve Gravina, Gattuso dhe Buffon pas mbetjes së Italisë jashtë Botërorit edhe këtë herë. “La Repubblica” jep një shpjegim të natyrës teknike.

Ndryshe nga drejtuesit e federatës dhe stafi teknik, Bonuçi ka nisur një stazh brenda Club Italia që në tetor të 2024-ës. Një pozicion që e angazhon atë në seleksionime të ndryshme, që nga U-20 deri te kombëtarja A, në bazë të nevojave organizative të federatës.

Qëndrimi i Bonuçit lidhet me orët e praktikës që duhen plotësuar për Masterin e Coverciano-s e për të marrë kështu licencën Uefa Pro. Roli i tij në këtë rast është i pavarur nga ajo çfarë ndodhi me stolin e Italisë dhe drejtuesit e futbollit italian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme